“Ka 4 javë që fle në hotel”/ Artan Hoxha: Ja pse Meta po sulmon Kryemadhin...

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi. 

Duke analizuar sjelljet e ish-presidentit dhe sulmet e tij ndaj gruas, Artan Hoxha tha se Meta po i bën këto për të tërhequr vëmendje.

Të gjitha këto sjellje që po bën Meta, i ka bërë më parë Benito Mussolini. Shikojini fotot e vjetra të Mussolinit, janë identike. Ai ka dalë dhe me të mbathura në qytet. Pse e bënte? Donte të tregonte që Italia udhëhiqej nga një njeri i fortë fizikisht dhe mendërisht. Donte që njerëzit të flisnin për të. Meta po e bën të gjithë këtë gjë për të tërhequr vëmendje, prandaj ka futur dhe historinë me Kryemadhin, një intrigë dashurie duke e bërë si Big Brother. Shqiptarët vdesin për këtë. Në këto momente, ajo parulla e famshme mes tyre ‘qetësi dhe dashuri’, Meta vetëm qetësi nuk ka. Kryemadhi e ka, por Meta jo. Po as dashuri nuk ka, ai ka në muaj që ri në hotel. Ka gati 4 javë që rri në hotel. Po ashtu ka larguar gardistët”, tha Artan Hoxha per Top Channel.