Ish-shoku tregon "sekretet" e Metës: Flinte me Monikën në bodrumet e Shallvareve...

Një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës në ditët e para të krijimit të LSI-së, Spartak Braho shprehet se iku prej tij kur u bashkua me Sali Berishën në vitin 2009. 

Gjatë intervistës në Top News, Braho thotë se Meta e nisi jetën politike me Monikën nga bodrumet e Shallvareve ku qëndronte me shtëpi dhe më pas mori të gjitha postet e larta shtetërore.

"Njerëzit vijnë kur i motivon, kur ndjejnë respekt, kur u propozon një rrugë opozitare normale. Jo duke thënë “ma sill këtu Altin Dumanin se ia rregulloj unë qejfin”. Ai kërkon të tërheqë vëmendjen dhe brenda këtij faktorizimi përfshen edhe faktorë të tjerë psikologjikë. Kur e kam njohur unë Ilir Metën flinte në bodrumet e Shallvareve. Ishin një çift i sapokrijuar, me ëndrra në politikë. Monika ishte një militante e mire e strukturave rinore të PS, Meta erdhi më pas. Ata i provuan të gjitha", tha Spartak Braho.