Gazetari jep detaje shokuese: Ilir Meta nuk jeton me Monikën, ka ikur nga banesa...

Gazetari Bledian Koka, ka pohuar në emisionin "Top Story" se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë bashkë. 

Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij. Bledian Koka i njohur nga të gjithë si një gazetar i cili punon në media pranë Berishës, shton se Ilir Meta ka probleme dhe me familjarë të tjerë, jo vetëm me Monika Kryemadhin. 

"Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Koka.