Fantastike! Transformohet një tjetër pallat i vjetër në Tiranë, kush përfiton...

Kjo godina në krah të djathtë të fotos ka qenë njësoj si ajo përballë. Pra një pallat i vjetër, me tulla të kuqe, pa fasadë, i ndërtuar kushedi se në cilin vit. 

Komuniteti i banorëve të pallatit në proces ndërtimi fasade dhe termoizolimi është koordinuar me njëri tjetrin nën regjinë e administratorëve dhe kanë kanë nisur investimin e përbashkët. Natyrisht që jo të gjithë i ka gjetur me lekët gati ky investim, megjithatë, është gjetur zgjidhja edhe për ata që në këto momente nuk mund t’i përgjigjeshin situatës me të gjithë kontributin që i takonte në mënyrë përpjestimore. 

Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve. Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër bashkia e Tiranës.