E FUNDIT/ Dita nis me lajm të ZI! Aksident i rëndë në Pogradec, 1 i vdekur dhe...

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht. 

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” me shofer një 46-vjeçar është përplasur me automjetin tip “Citroen”. Për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit tip “Citroen” i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën kurse pasagjeri i identifikuar si, Fillim Zeka (80 vjeç) ka ndërruar jetë. 

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”. 

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.