E bujshme/ Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike, vjen LAJMI I MIRË nga KESH...

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është rreth 1054 GWh. KESH-i e konsideron këtë një vlerë optimale të operimit për sezonin. 

KESH-i bëri të ditur se situata hidrike gjatë 3-mujorit të parë të vitit paraqitet me reshje me intesitet të ulët dhe mesatar, çka ka bërë të mundur që prurjet të qëndrojnë rreth vlerave mesatare shumëvjeçare, duke përmbushur kërkesën për prodhim energjie, pa qenë nevoja për import. 

Paralelisht, KESH po menaxhon portofolin financiar nëpërmjet procedurave të optimizimit, duke rritur të ardhurat pa efekt te rezerva energjetike e duke përmbushur njëkohësisht nevojën për konsum vendas. Sipas përllogaritjeve, KESH ka siguruar rreth 431 mijë euro. Realizimi i procedurave të shitblerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes.