“Dumani të mi sekuestrojë florinjtë”, Ilir Meta tregon kujt do t’ia japë shtëpinë...

Ilir Meta ditën e sotme i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të sekuestrojnë pasuritë e tij, por jo partinë, ashtu siç pretendon Meta.

Ndonëse SHBA dhe KLP “i ka tërhequr veshin” kritikëve të institucioneve të reja të drejtësisë, Meta ka shpërthyer me ofendime ndaj Altin Dumanit. 

Ilir Meta: “Dumdumani florinjtë e mi, fabrikat e mia t’i marrë, t’i sekuestrojë dhe t’ia çojë shqiptarëve. Kam ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri që do t’ia jap motrës së mrekullueshme që kam. Por që të marrë PL dhe t’ia çojë Edi Ramës, atë le ta shikojë Dumdumani dhe kushdo tjetër. Dumdumani është palaço, është shndërruar një një pistoletë të Edi Ramës për të shkatërruar pluralizmin politk. Unë ia thashë në sy, je palço”.