Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së! Socialistët marrin porosinë E FUNDIT nga...

Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar. Në porosinë e tij, Çuçi iu kërkoi socialistëve të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend "hallet e popullit" të evidentuara prej tyre.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.