Çfarë ndodhi?! Rama e quajti “turp”/ “Rai3” anulon pjesën e dytë të reportazhit Itali-Shqipëri...

Ndryshe nga raportimet të autorit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, televizioni italian ‘RAI3’ nuk e ka transmetuar mbrëmjen e kësaj të diele pjesën e dytë të investigimit për marrëveshjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë. 

Emisioni “Report” në ‘RAI 3’ prej një jave ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare, por edhe në Itali.

Më herët gjatë të dielës, kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, po sulmohej për faktin e vetëm se po ndihmonte kombin italian. Në fjalimin e saj të gjatë, Meloni kërkoi solidaritet me Ramën.

Gazetari Sigfrido Ranucci,  paralajmëroi publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime, por çfarë ndodhi mbrëmjen e së dielës që u anulua pjesa e dytë e këtij reportazhi që Edi Rama e quajti të “turpshëm”.