Balluku jep lajmin/ "Për një muaj, hapim dy projekte të mëdha kombëtare...

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se në 30 qershor Thumanë-Kashar do të jetë një aks i përshkueshëm dhe në vijim do të hapen disa rrugë të tjera, përfshirë tunelin e Llogorasë. 

"Tuneli i Llogorasë do të hapet një ose dy ditë më pas, pasi dhe forcat tona duhet të jenë të përqendruara. Do të hapim tunelin e Llogorasë. Tunelin e Llogorasë që në opinionin tim është perla e infrastrukturës shqiptare. 

Një tunel prej 6 kilometrash që quhet ‘long range’ përsa i përket tuneleve europiane, një tunel që unë do ta quaja një vepër arti edhe për shkak se gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe totalisht nga tuneli i Murrizit, por edhe ai tunel do të dorëzohet brenda vitit 2024 duke mbyllur njëherë e mirë rrugën e Arbrit”, tha Balluku.