Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku ku ka marrë pjesë në punimet për Ndryshimet Klimatike.
Gjatë vizitës në Azerbajxhanit, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin. Dihet tashmë marrëdhënia dhe miqësia e ngushtë që Rama ka me kryeministren e Italisë.
Rama në shenjë humori është ulur në gjunjë kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar dy liderët.