Flamur Noka thotë se me zgjedhjen e Donald Trump, do të bjerë nga pushteti edhe Edi Rama dhe kështu do të vijë në pushtet Partia Demokratike.
Gazetari Ylli Rakipi e pyeti Flamur Nokën në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përse PD është kaq e gëzuar nga fitorja e Trump dhe se mos ndodh që Trump të mbështesë Edi Ramën, siç ka ndodhur me liderë të tjerë të djathtë si Meloni.
- Ylli Rakipi: Më duket se e keni ulur mosbindjen civile, hera herës e bëni bindje. Më shumë flisni për Trumpin sesa mosbindjen civile...
- Flamur Noka: E para do të çmontojë Deep State, ushtarët e George Soros, që marrin rrogën në emër të shtetit dhe bëjnë axhendën e George Soros. Ky është Deep State. Çfarë do të thotë për PD? Një luftë e egër që i është bërë nga ushtarët e Soros, pushon, nuk ka më. Nuk mund të dalë Yuri Kim të flasë për axhendën e Soros në emër të SHBA. Nuk shfryn dot mllefin e Aleksit dhe George në emër të SHBA.
- Ylli Rakipi: Tani që thoni se ra George Sorosi, a ka shanse të bjerë edhe Ed Rama vallë?
- Flamur Noka: Pa as më të voglin diskutim!
- Ylli Rakipi: Nuk ka mundësi të futet Rama dhe ta marrë Trumpin? Kam vënë re që ky Edi Rama përqafohet me të gjithë këta. Del me zonjën Meloni dhe me këta, përqafime të mëdha… Mos na merr edhe Trumpin?
- Flamur Noka: Keni parë foto të Ramës me Aleksin? I ka zhdukur. Fryma që përcjell në të djathtën, është frymë e fortë.