Kush rrezikohet nga përmbytjet? Ekspertja: Masa urgjente në këto 2 qytete të Shqipërisë...

Adelina Farrici, drejtoreshë e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera. 

Përveç Vlorës, Farrici tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë Lezha e Shkodra. Gjithashtu ajo tha se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm. 

"Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.