“Kam marrë informacion”/ Paloka habit: Trump do t’i heqë “Non Gratën” Sali Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se selia blu ka informacione se administrata e Trump do ta heqë “non gratën” ndaj Sali Berisha. 

"Besniku” i Sali Berishës u shpreh se demokratët kanë të gjitha arsyet që të jenë të gëzuar për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë. 

"Po ju jap madje dhe një lajm meqë jemi këtu. Po! Jo kemi besim për heqjen e Non Gratës, por jemi të bindur që administrata e re do ta heqë “non gratën“ për Sali Berishën dhe këtë nuk e them jashtë informacioneve dhe shumë shpejt madje do të shihni dhe reagime të tjera që vijnë pikërisht si efekt dhe flas për reagime nga Europa dhe jo vetëm, si efekt i zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe largimit të influencës së Sorosit. Kështu që kishim të gjitha arsyet dhe kemi të gjitha arsyet të jemi të gëzuar dhe entuziastë për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë”, tha Paloka.