Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu/ ZHVILLIM I FUNDIT: Caktohet DATA kur do të shqyrtohet ankimimi...

Apeli i Posaçëm ka caktuar datën kur do të jepet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në arrest me burg. 

Seanca e ankimimit e kërkuar nga Ilir Meta do të zhvillohet më datë 19 nëntor ora 10:00, me gjyqtaren e caktuar, Igerta Hysi. Kjo gjyqtare e zgjedhur sipas shortit, do të vendosë nëse kreu i PL do të qëndrojë në qeli, apo do të marrë një masë më të butë. 

Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu pavarësisht se SPAK e akuzon për 3 vepra penale: "pastrim parash", "korrupsion" dhe "mosdeklarim të ardhurash". Kujtojmë që Ilir Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova.