Pavarësisht mbylljes të sezonit veror turistik, Euro edhe gjatë muajit nëntor ndodhet në një pozitë shumë të vështirë në raport me Lekun.
Sipas kursit të këmbimit në Bankën e Shqipërisë, 1 Euro këtë të mërkurë (13 nëntor) po këmbehet me 98.21 Lekë. Ky rezulton të jetë zhvlerësimi shumë i ulët në raport me Lekun.
Në pozitat e Euros kanë ecur edhe monedhat e tjera të huaja, pasi Dollari këmbehet me 92.49 Lekë dhe Paundi britanik 118.45 Leke. Përfituesit më të mëdhenj nga zhvlerësimi i Euros janë importuesit që po blejnë më lirë dhe qeveria shqiptare që i ulet kosto e borxhit të jashtëm.