“Shanset janë zero që Donald Trump t’u heq dënimin me burg Metës dhe Berishës”, kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela në Report TV, i cili shtoi se Amerika nuk mund të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.
"Është politikë, ata janë të dënuar me burg dhe janë të arrestuar të dy. A do t’ia u heq dënimin Trump është naivitet, si mund të hyjë ai në pushtetin gjyqësor, e dini që SPAK kontrollohet nga ekspertiza amerika për të shpëtuar vendin nga korrupsioni”, tha Ngjela.
Teksa u pyet lidhur me sondazhet të cilat tregojnë një besueshmëri të ulët të publikut tek opozita, Ngjela u shpreh se opozita nuk vjen dot më në pushtet, pasi Berisha nuk ka më mbështetje.
“Duhet të kishin nxjerr lidership të ri. Nuk ka vota Saliu. Ai i thirri poshtë dritares dhe sa vetë ishin. Nuk ka më fuqi elektorale. Berisha ka akuzë penale që i është ngritur si familje, ai ka akuza të forta”, tha Ngjela.