Nga lulishtja e “3 Vëllezërve Frashëri”, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë u krijua një atmosferë e zjarrtë në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki.
Një tifoze mjaft e veçantë që përkrah kombëtaren shqiptare, e veshur me flamurin kuqezi, ka ardhur posaçërisht nga Brukseli për ta mbështetur Shqipërinë në përballjen me Çekinë.
Në një intervistë, Miranda thotë se rezultati i ndeshjes mund të jetë 2 me 1 në favor të Shqipërisë.
Tifozja Miranda: "Unë kam ardhur nga Brukseli sot në mëngjes dhe jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Isha dhe në ndeshjen me Poloninë, me Pragën, që prej 8 vitesh jam me tifozët kuqezi. E kam patjetër për të ardhur në çdo ndeshje".
A do të na japësh një parashikim se si do të dalë rezultati?
Miranda: "Unë mendoj 2-1 për Shqipërinë".
