"Kryeministri më i mirë në histori të Shqipërisë".| Rama merr vlerësimin nga...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka zgjedhur Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të vendit. 

Sipas tij, i vetmi defekt i Qeverisë është mungesa e procesit të llogaridhënies publike, në dëgjesat e organizuara me qytetarët. 

 "Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar shume mirë, por ka edhe të meta. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë gjatë 30 viteve demokraci”, tha Moisiu.