Lajmi që mezi e presin emigrantët shqiptarë, Qeveria Rama në negociata me Greqinë për...

Qeveria shqiptare po shton bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Në këtë kuadër, në Athinë u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se, diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve. Sipas Xhaçkës, kjo do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar, i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve. 

Gjithashtu, pritet të miratohet marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, pasi pak javë më parë kaloi për miratim në parlamentin e Zvicrës. Kurse afro një muaj më parë, Qeveria Rama ka përfunduar negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë.