Nënkomisarja Anisa Kostani ka reaguar pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP.
Ajo ka hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.
Ndër të tjera teksti thotë: "Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani u bë e famshme për fjalët ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të Elbasanit.
