Kryeministri nuk ndalet/ Që në mëngjes, Edi Rama njofton ndërtimin e...

Brenda vitit 2022 në Shqipëri nuk do të ketë asnjë godinë të amortizuar si pasojë e tërmetit 3 vite më parë.

Ky është zotimi i kryeministrit Edi Rama i cili që në mëngjes ka njoftuar rindërtimin e një tjetër institucioni të rëndësishëm. 

"Brenda vititit 2022 rindertojme te gjitha objektet dhe shtepite qe u shkaterruan nga termeti i 26 nentorit. Me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po rilind dita-ditës më e madhe, më e fortë, më e bukur, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.