Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha se do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit.
Majko do të jetë në listën e maxhorancës për kryeqytetin, aty ku gara është më e fortë dhe 90% vendimtare për fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Nuk kemi thënë që kemi bërë mrekullinë. PS i ka të gjitha pushtetet, kjo na ka rritur përgjegjësinë jo sic thonë shkodranët ‘na ka hip vetja në qejf’. Mendoj që ne diskutojmë maksimumin tonë, një metaforë që dikush e konsideron si tavan, por për socialistët tavani nuk ekziston. Unë do të jem kandiat në njësinë nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.