Konkurrentja e njohur e Përputhen, Ana na ka treguar se është pjesë e Partisë Socialiste pasi beson tek mandati i 3-të.
Bukuroshja së fundmi është angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste duke mbështetur Edi Ramën.
“Jam bërë pjesë e Partisë Socialiste pasi është një parti e drejtë dhe që të jep mundësi për të bërë përpara në jetë. Mbështes Ramën dhe punën e tij të palodhur për të bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian. Rama është një kryeministër fantastik”, tha Ana.