Qeveria shqiptare ka nisur punën për të zgjidhur problemin 30 vjeçar të trafikut dhe vështirësisë në lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore të bashkisë së Elbasanit.
Traseja e hekurudhës që tashmë e ndan qytetin në dy pjesë, kjo “krijon probleme të komunikimit dhe rrit trafikun në kryqëzimin e Cërrikut”.
"Falë mbështetjes së Qeverisë dhe personal të Kryeministrit Edi Rama është ngritur tashmë kantieri i punimeve në rrugën për ndërtimin e nënkalimit dhe rrugës së re të varrezave në Elbasan”.