Ndërkohë lëvizja dhe qëndrimi nëpër qendra do të jetë e kufizuar dhe në kushte sigurie. Në protokollin e masave higjieno-sanitare të publikuar në e-albania thuhet se:
Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është e nevojshme. Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.
Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë.
Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare. Parqet e lodrave dhe kinematë janë mbyllur.