Një mjek nga
Bergamo i cili u testua pozitiv ndaj COVID-19 të enjten, pasi ai dhe disa nga
kolegët e tij zhvilluan simptoma të koronavirusit, dy ditë më vonë ka ndërruar
jetë.
47 vjeçari Diego
Bianco, i cili punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq dje, të dielën,
në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe
djalin e tyre tetë vjeçar.
Ai jetonte dhe punonte në Lombardi, në veri të
vendit, i cili është goditur keq nga infeksioni.
Fjalët e fundit
mes tij dhe gruas ishin se ai ndihej mirë, por vetëm disa orë më vonë, ajo e
gjeti të pajetë.
Siç raportojnë
mediat italiane, çifti kishin nisur të flinin në dhoma të ndara që kur ai
kishte nisur të shfaqte simptomat e para të infeksionit.
Rreth orës 5.30
të mëngjesit të djeshëm, bashkëshortja shkoi ta kontrollonte burrin e saj – por
gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej pasi kishte vështirësi në
frymëmarrje dhe më pas pësoi një sulm në zemër.
Gruaja e
shqetësuar, Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste, rreth orës
3.30 të mëngjesit, Diego i tha asaj:
“Mund të shkosh
të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të
rehatshëm për të fjetur“.
Ajo iu përgjigj:
“Pse, a mendon se do të vdesësh?”
Kur ai i tha
“jo”, ajo i buzëqeshi dhe shkoi në një dhomë tjetër të flinte me djalin,
raporton L’Eco di Bergamo.