"Tërbohet” moti, ka rrezik! Ngrihet ALARMI: Kush janë 4 qytetet që rrezikojnë…

I gjithë territori i Shqipërisë duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut. Por nga e mërkura, reshjet e shiut do të intensifikohen dhe kjo mund të sjellë pasoja në disa qarqe të vendit. 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar 4 qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave: Shkodër, Kukes, Diber dhe Lezhë.

"Të mërkurën (nesër) në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive herë pas here në formë stuhie. Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Qarqet mê të rrezikuara janë: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë të cilar mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.