LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË ditën e 'Fitër Bajramit', 2 të vdekur në qytetin…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Fushë Kuqe, pikërisht mesditën e sotme ku shqiptarët festojnë 'Fitër Bajramin'.

Autoritetet policore, raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tij zetor bujqësor dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjeri, shtetasi Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.