4 ditë punë në javë në Shqipëri? Eksperti: Mund të aplikohet nga…

Të punuarit vetëm 4 ditë në javë po shihet nga bota perëndimore si e ardhmja e produktivitetit. Por në Shqipëri gjendur përballë kushteve të informalitetit, eksperti Erald Pashaj thotë se kjo formë mund të ofrohet vetëm nga një grup kompanish. 

"Unë mendoj se puna 32 orë në javë në Shqipëri është e mundur, por me një grup të caktuar kompanish. Me kompani që operojnë shumë në tregun perëndimor”, tha eksperti. 

Më të avantazhuar janë punonjësit e kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, të cilët sipas ekspertit të punësimit mund të aplikojnë lehtësisht sistemin e 3 ditëve pushim. 

Në botë qindra kompani në gati 30 vende e ofrojnë sistemin e 4 ditëve në javë punë. Hulumtimet kanë treguar se një ditë shtesë pushimi në javë për punëtorët rrit produktivitetin, si dhe përmirëson shëndetin fizik dhe mendor.