Kryeministri Edi Rama ka folur për ndihmën që do t'i ofrojë qeveria çifteve të reja të cilave do tu jepen shtëpi sociale.
"Këtë 4-vjeçar është koha e duhur për të hedhur themelet për një proces të ri përkujdesjeje shoqërore, duke kthyer modelin e rindërtimt në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale për çiftet e reja.
Ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen e me të drejtë duan të bëjnë atë që kam bërë unë që kur isha i vogël se ju e dini jam martuar i vogël. Ata që nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrren, duan shtëpi më vete dhe do ta marrin banesën sociale nga qeveria", tha Rama.
