Rama e shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, bëjnë këtë gjest të bukur në mbrëmje...

Qytetarët e Tiranës, disa shtetas ukrainas dhe rusë në Tiranë janë mbledhur së bashku përpara ambasadës Ruse në Tiranë, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës.

"Jo luftë”, me pankarta nëpër duar, protestuesit kërkojnë paqe për Ukrainën. 

"Qendroni të fortë, bashkë do ia dalim", shkruhet në disa pankarta ndërsa lanë ndezur qirinj në rrugë më shenjë solidarizimi. 

Gjithashtu edhe Kryeministri Edi Rama e ka mbështetur këtë nismë sensibilizuese, madje i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet pasi po bën gabim të madh duke bombarduar Ukrainën.