"Jam krenar për ty".| Rama reagon sërish dhe ka një mesazh për ministrin...

Pas ngjarjes me Klodian Rashën, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. 

Fillimisht kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar se Lleshaj i ka dhënë dorëheqjen që ditën kur ndodhi ngjarja, por ai i ka kërkuar që të priste për një takim ballë për ballë.  

Kryeministri e ka falënderuar ish-ministrit për përkushtimin, punën dhe burrërinë e treguar gjatë dy viteve në detyrë. "RESPEKT e FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër”, shkruan Rama.