Do të bëhesh ministre e Brendshme? Spiropali jep përgjigjen: Rama do të...

Elisa Spiropali ka komentuar largimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pas ngjarjes me Klodian Rashën. 

“Ish ministri Sandër Lleshaj nuk është i njëjtë me Flamur Nokën, Lulzim Bashën që fshehën vràasësit. Kam informacione që LSI - PD po përdorin të rinjtë, duke u paguar me para në duar", tha fillimisht ministrja

Spiropali ministre e Brendshme? 
"Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do iu bëj me dije” përfundoi Spiropali.