Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se vazhdimisht dëgjon t’i thonë njerëzit se është bir i Enver Hoxhës për shkak të ngjashmërisë së tij.
Gruaja dhe fëmijët e Lulit jetojnë dhe shkollohen në Holandë, kurse ky kërkon të bëhet kryeministër me korespodencë i shqiptarëve.
“Në politikë në Shqipëri, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë. Mua më kanë thënë që je bir i Enver Hoxhës, mua më thonë një herë në javë që nuk e kam familjen këtu e kam në Holandë. Dëngla të tilla këpusin ditë për të ditë”, tha Basha.