Kompania italiane INC S.P.A është shpallur zyrtarisht fituesja e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas.
Kjo kompani ka ofruar 69.7 milionë euro per kete hekurudhë që ka një gjatësi prej 34.2 km Tirane - Durrës dhe degëzimi 5 km drejt aeroportit të Rinasit. Çdo hap është çertifikuar nga ekspertët e BERZH, për krijimin e një rrjeti modern hekurudhor qe do te punesoje 1300-2000 punëtorë.
Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, është projekti i parë dhe shumë i rëndësishëm për transportin në 30 vitet e fundit në Shqipëri, ndërsa puna nis shumë shpejt.