Sulmet ndaj SPAK/ Kryetarja e OSBE kritikon Metën: Nuk merr urdhra...

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të diskutuar për reformën zgjedhore, por nuk i ka kursyer dhe një mesazh për sulmet e tij ndaj prokurorisë së posaçme (SPAK). 

"Drejtësia është e pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, ka qenë ky mesazhi i qartë që Pasztory ia ka thënë Metës në sy. 

"U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë. Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan Pasztory.