SHBA "godet" sërish Berishën/ Amerika dënon ashpër dhunën nga...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër pas protestës së opozites para Bashkisë së Tiranës. 

SHBA dënon dhunën e ushtruar gjatë protestës nga militantët e Berishes, ndërsa theksohet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. 

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme", njofton ambasada e SHBA.

Protestuesit e Berishës hodhën "bomba molotov" para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë.