Protesta e Berishës/ Flamur Noka dhe çuni i Fahriut tenton të “shkulë” gardhin metalik!

Është shoqëruar me tensione protesta e njerzve të Berishes para Bashkisë se Tiranes. 

Deputeti demokrat Flamur Noka së bashku me "Çunin e Fahriut", Klevis Balliun kanë tentuar të “shkulin” gardhin metalik. Gjithashtu ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke shkaktuar tensione me efektivët. 

Edhe këtë herë, militantet e Berishes fillimisht goditën institucionin me mollë. Më pas situata u tensionua ku protestuesit kanë hedhur koktejl molotov para derës së Bashkisë së Tiranës. 

Nga plasjet, ka marrë flakë dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që policët me fikse zjarri kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.