Përfundon brenda vitit/ Rama: Gati ‘Parkimi Publik’ me energji diellore në qytetin...

Një parkim modern multifunksional me energji të vetëprodhuar nga dielli po ndërtohet në Durrës në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik. 

Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako. 

"Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin" – tha Sako. 

Godina e parkimit pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe do të ketë rreth 400 vende parkimi.