Moti për fundjavën/ E diela dita më e ftohtë e javës, pritet që...

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. 

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të dielën: 
– Zonat malore 0/11°C 
– Zonat e ulëta 8/15°C 
– Zonat bregdetare 12/16°C