"Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash", a do t'ia hedhin SPAK-ut?

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash” dhe duke ndarë përgjegjësitë. 

Sipas Spahiut, kryetari i Partis së Lirisë do të distancojë veten nga e gjithë historia që SPAK po heton në lidhje me financimet e partisë dhe me kontrollet e serverave, ndaj ai, sipas juristit po aktron para drejtësisë. 

Unë mendoj se Meta-Kryemadhi janë më të lidhur se kurrë. Unë mendoj se ata politikisht nuk kanë debat me njëri-tjetrin. Unë nuk besoj se ky debat çon në çarjen e kësaj partie apo në krisjen e marrëdhënieve mes të dyve. E gjitha lidhet në funksion me çështjen penale. Ilir Meta do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e financimeve të partisë, të atyre që lejojnë të kontrollohen serverat e Partisë se Lirise. Ilir Meta po aktron, ai ka një skenar me një regji të caktuar politike. Ai në 30 e ca vite për gjithë çështjet që ka pasur me drejtësinë, me prokurorinë apo me Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i ka fituar, a do e fitojë edhe këtë? Kjo mbetet për t’u parë”,tha Spahiu.