LAJME TË MIRA/ Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike, niveli i ujit shkon…

Për shkak të reshjeve të shiut, niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill. 

Prurjet në Fierzë janë 180 metër/kub në sekondë, ndërsa në javën e parë të prillit ishin 140 metër kub në sekondë, duke pësuar një rritje të prurjeve. Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se 5 metra. 

Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të shumta shkon në 296 metra. Në mesataret vjetore të matjes së nivelit uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.