LAJM I FUNDIT/ E trishtë! U rrëzua nga vinçi, vdes punonjësi i Bashkisë Elbasan

Ka humbur jetën në spital, punonjësi i Bashkisë së Elbasanit i cili u aksidentua mesditën e kësaj të premte. 

Viktima me iniciale E.B, u aksidentua në lagjen “5Maji” ku u rrëzua nga lartësia pasi u shkëput koshi i vinçit duke riparuar llambat e shtyllave elektrike, njofton policia.

Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, dhe u nis menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.