Ilir Meta shpall 'armik' edhe Syri TV, i drejtohet Çim Pekës: Ke marrë urdhër që...

Ilir Meta duket se e ka tradhtuar edhe televizioni “Syri TV”. 

Mbrëmjen e djeshme e ka nisur intervistën duke i drejtuar drejtuesit të këtij televizori dhe moderatorit Çim Pekës se i ka vënë bllokadë. 

"Sa herë ishte keq i vija këtu. Dhe më bën lojëra mua ky. Dëgjoni tani e vërteta, së këta kanë frikë se i bëj lojë Doktorit të madh. Nuk më shpërqendron dot Çimi. Unë hyp te hekurat mbaj fjalime, ti nuk mban dot. Më 31 maj i them si të kam, ke filluar bllokadën? Që ta dimë, se unë ndryshe u them opozitarëve mos ndiqni Syrin më se ky është nja TV fake opozitar. Ndiqni Metën në Facebook. Më dërgove 3 pikëpyetje. Çfarë bllokade kemi nxjerrë gjithçka taten, Xhixhos, Titit dhe Blushit edhe pse ka kërkesa nga grupi tjetër i PL. Unë i them nuk ka grup tjetër të PL, ata janë bashkëpunëtor të SPAK. Vetëm Meta e Berisha bëjnë opozitë. Ti më the është vërtet ke kërcit dhe një zemër”, tha Meta.