“E ka një hall të madh”/ Analisti zbërthen “sekretin” e Ilir Metës, pritet që...

Analisti Ergys Mërtiri në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh me SPAK-un, i cili mund ta çojë edhe në burg. 

Sipas tij, Meta sa herë ka përdor këtë lloj gjuhe, i ka ardhur dështimi. 

"Nisi me sfurqe e prapë LSI doli keq. Iku si President dhe iu sul Ramës me atë fjalor që e kemi dëgjuar. Ai ka dështuar në të gjitha rastet që ka qenë agresiv. Ai e di që ka punë me SPAK prandaj e sulmon. Ai bëhet agresiv dhe sërish humb. Ka qenë Saliu që doli e tha që të digjen mandatet. Nuk merren me sofra ku ulet njëri apo tjetri. Një herë zhduket komplet, pastaj shfaqet dhe tregon agresivitet. Ka mospërputhje mes mënyrës se si po bën politikë Meta dhe se si po bën Kryemadhi. Meta e ka dëmtuar partinë që kur filloi me sfurqe e doli kundër amerikanëve. Sapo ka bërë parti të re, del e thotë se do ta “ri-themelojë””, tha Mërtiri.