E FUNDIT: Vettingu shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i “dhuroi” Berishës vulën e PD-së

Gjyqtari Agron Zhukri duket se ka ‘ngecur’ në rrjetën e vettingut. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri, magjistatin i cili i dhuroi “vulën” e Partinë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri u shkarkua pasi iu nënshtrua procesit të vettingut, ku u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë. 

Sipas BIRN, KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 930 mijë eurove.