Bashkimi Europian dënon rëndë protestën e dhunshme të Berishës në bashkinë e Tiranës...

Delegacioni i Bashkimit Evroipian në Tiranë ka dënuar dhunëm gjatë protestës se opozites para Bashkisës së Tiranës. 

Delegacioni thekson se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

"Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruan delegacioni i BE.