"Më shumë lekë për pensionistët"/ Rama lajm të mirë për të moshuarit, zbulon kush do të ndihmohet nga Qeveria...

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financës Delina Ibrahimi dhe të Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar paketën e re të rezistecës sociale ku një lajm të mirë e kishin edhe për pensionistët.
Rama tha se për shkak të krizës që ka prekur të gjithë botën qeveria ka marrë si masë të riindeksojë pensionet, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor, po ashtu ka vendosur të rrisë ndhmën ekonomike me 10% si dhe do dyfishohet për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. 

"Për pensionet indenksohen një herë në vit, kjo ndodh në prill dhe janë indeksuar këtë vit në prill duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, por për herë të parë do të riindeksohen në 9.5%. Kjo do ndodhë dhe për personat me aftësi të kufizuar. Do ketë një indeksim me 7.5%. Do rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do e dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave sic është paralajmëruar për sektorët prioritar. Do rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë", tha Rama.