Pas shumë kohë pritje, Parlamenti i Bullgarisë i ka dhënë mandatin kryeministrit Kiril Petkov për të hequr "veton" ndaj Maqedonisë.
Me 170 votuan "PRO", 37 kundër dhe 21 abstenuan Bullgaria heq zyrtarisht veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që mbante peng dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Heqja e vetos është një LAJM I MIRË për Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE pasi tashmë "kartoni jeshil" është në dorë të kryeministrit Kiril Petkov i cili në Këshillin e Europës do të votojë PRO integrimit të dy vendeve.
Kryeministri i Shqipërisë dhe Bullgaria zyrtare sot kanë pasur një “luftë deklaratash” në distancë, për shkak se Rama e ka quajtur “turp” vendimin e Bullgarisë duke mbajtur peng integrimin e Shqipërisë.
